Bearbock takim “kokë më kokë” me Daçiç, detaje nga ministeriali i Tiranës

6 Tetor 2023 | 11:40

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Bearbock ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic. Takimi “kokë më kokë” u ndërpre për shkak të fotos familjare dhe më pas vijoi sërish.

Vlejmë të theksojmë se Daçiç, mungoi në foton familjare të disa ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të cilët janë mbledhur në Tiranë në kuadër të ministerialit në prag të mbajtjes së Procesit të Berlinit.

Burime bëjnë me dije se pritet të ketë edhe një takim bilateral mes ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologes gjermane.

Sakaq, edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani do të zhvillojë takime bilaterale me Ministren e Jashtme të Gjermanisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe.

Është planifikuar edhe një takim i komisionerit Oliver Varheleyi me ministrat e Ballkanit Perëndimor.

Me ministrin e Britanisë së Madhe takimi i Hasanit do të mbahet në orën 16:45, ndërsa me ministrin e Jashtëm grek në orën 16:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026