“Arabia Saudite vret qindra emigrantë”, HRW: Krim kundër njerëzimit
Arabia Saudite është vendosur në qendër të kritikave të organizatës Human Rights Watch (HRW), e cila denoncon vrasjen e qindra emigrantëve brenda këtij viti në kufirin jugor të vendit.
Qindra mijëra banorë të Etiopisë përpiqen të kalojnë nëpërmjet Jemenit në mbretërinë e pasur të Gjirit, por shumë prej tyre vriten në mënyrë barbare.
Duke cituar dëshmi të emigrantëve, por edhe pamje satelitore nga burime të ndryshime, organizata që mbron të drejtat e njeriut akuzon Riadin se po vrasin qindra emigrantë dhe azilkërkues në zonat e largëta kufitare, larg syve të pjesës tjetër të botës.
“Miliardat e shpenzuara” në sport dhe argëtim “për të përmirësuar imazhin e Arabisë Saudite” nuk duhet të shmangin vëmendjen nga “këto krime të tmerrshme”, specialistja e emigracionit në këtë organizatë, Nadia Hardman.
Emigrantët rrëfejnë për “armë shpërthyese”, të shtëna dhe denoncojnë rojet kufitare saudite se pyesin etiopianët se në cilën pjesë të trupit duan të qëllohen.
Autoritetet saudite nuk i janë përgjigjur kërkesave të mediave ndërkombëtare për këto denoncime.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë