Rriten çmimet e naftës, Arabia Saudite do zvogëlojë sasinë e prodhimit

5 Qershor 2023 | 14:16

Çmimet e naftës kanë shënuar rritje këtë hënë, pasi Arabia Saudite ka thënë se do të zvogëlojë sasitë e prodhimit për një milion fuçi në ditë, përgjatë muajit korrik. Nga 10 milionë fuçi në ditë, sa i ka prodhuar në maj, ajo tani do t’i prodhojë 9 milionë fuçi.

Pjesëtarë tjerë të grupit të shteteve që prodhojnë naftë, OPEC+, janë pajtuar për zvogëlim të prodhimit, për t’i stabilizuar çmimet.

Vendet e OPEC+ zotërojnë gati 40 për qind të naftës së papërpunuar, dhe vendimet e tyre mund të kenë ndikim të madh në çmime të naftës. Të hënën në Azi, çmimi i naftës së papërpunuar Brent, është rritur për 2.4 për qind, dhe një fuçi është shitur për 77 dollarë.

OPEC+ ka thënë se synon që prodhimi të ulet në 1.4 milion fuçi në ditë, prej vitit 2024. Vendimi është marrë pas një takimi shtatë-orësh, të dielën.

Çmimet e naftës janë rritur prej kur Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë, vitin e kaluar, por tani janë në nivelet e para nisjes së konfliktit.

Organizata OPEC+ është pajtuar në tetor të vitit të kaluar, që të ulë prodhimin për 2 milionë fuçi në ditë, çka përbën 2 për qind të kërkesës globale.

Në prill të këtij viti, grupi është pajtuar edhe për shkurtesa tjera.Mirëpo, zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, ka thënë se bisedimet e së dielës kanë çuar në “vazhdim të marrëveshjes deri në fund të vitit 2024”.

Të dielën, ministri saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, ka thënë se zvogëlimi i sasisë së shtetit të tij për një milion fuçi në ditë, mund të shtyhet edhe përtej korrikut, me qëllim të stabilizimit të tregjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026