Arben Tafaj: Në listën e “Bashkë fitojmë” ka qytetarë autoktonë të Tiranës
Arben Tafaj, kandidati për Këshillin Bashkiak nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka folur së fundmi në Euronews Albania, ku tha se prag fushata për zgjedhjet e 14 majit ka nisur e qetë ndërsa uroi që kështu të vazhdojë deri në fund.
Ai shtoi se në listën e kandidatëve për këshillin bashkiak ka një numër qytetarësh autoktonë me profesione të ndryshme.
Më tej ai nënvizoi se në listë ka dhe njerëz nga shtresa e të persekutuarve.
“Për të qenë të sinqertë besoj që së paku dy listat kryesore të dy forcave kryesore politike , janë munduar dhe kanë bërë përpjekje për të qenë gjithëpërfshirës, gjithsecili në mënyrën e vet. Lista e “Bashkë Fitojmë”, ka një numër të konsiderueshëm qytetarësh autoktonë të cilët më vetvete janë përfaqësues të ndryshëm të ekspertizë. Në listë ka dhe njerëz që vijnë nga shtresa të persekutuarve. Është hera e parë që ky komunitet përfaqësohet kaq denjësisht në listën e Këshillit Bashkiak.
Qytetarët autoktonë të Tiranës kanë të drejtë të kenë një fjalë më tepër se gjithkush tjetër. Qytetarët e Tiranës duhet të ishin të përfaqësuar dhe në listat e tjera”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit