Ardon Jashari nderohet me “Këpucën e Artë” për vitin 2025 në Belgjikë

12 Janar 2026 | 18:02

Pas një viti të mrekullueshëm te Club Brugge, ku edhe kompletoi kalimin te Milani, mesfushori shqiptaro-zviceran Ardon Jashari e ka fituar edhe “Këpucën e Artë” në Belgjikë që i jepet lojtarit më të mirë të vitit.

Ai mposhti ish-bashkëlojtarët e tij, Christos Tzolis dhe Hans Vanaken, të cilët konsideroheshin favoritët kryesorë para nisjes së votimit. Ky çmim është i veçantë, pasi Jashari arriti të grumbullojë pikë vetëm në një raund votimi. 

Transferimi i tij veror te Milani e bëri të pamundur marrjen e votave të mëtejshme, por paraqitjet e tij në gjysmën e parë të vitit 2025 rezultuan vendimtare.

Pas atij lëndimi serioz, ky trofe ka një domethënie edhe më të madhe për Jasharin. “Është një ndjenjë e pabesueshme. Për mua është një nder i madh ta fitoj këtë trofe. Pas gjashtë muajve të fundit, me dëmtime dhe momente të vështira, kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë. 

Kam kaluar një periudhë të mrekullueshme në Belgjikë. Kur e shoh pas, nuk do ta harroj kurrë Belgjikën. Ajo është bërë vërtet një shtëpi e dytë për mua”. 

Futbollisti që përfaqëson Zvicrën udhëtoi posaçërisht për të marrë çmimin. Pas një ndeshjeje kundër Fiorentinës, ai hipi menjëherë në avion drejt Ostendës.

“Pata 15 minuta kohë pas ndeshjes. Këtu pata pesë minuta pushim dhe më pas dola direkt në skenë”. Takimi me ish-bashkëlojtarët e tij e preku dukshëm Jasharin. Ai foli për një pritje shumë të ngrohtë dhe theksoi respektin dhe vlerësimin që ende ndjen për lojtarët dhe stafin e Club Brugge.

“Sapo të kem pak kohë, dua të bëj një festë të vogël atje. Jam rritur si lojtar dhe si njeri. Ky trofe, ky vend dhe ky klub e bëjnë historinë time edhe më të veçantë”, nënvizoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar

Autoritetet amerikane kanë konfiskuar më shumë se 300 dronë që nga fillimi i ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA 2026, për shkak të shkeljes së...
15:27 | 24/06/2026

Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Sulmuesi portugez u bë lojtari i vetëm në histori që ka shënuar gola në gjashtë edicione...
12:11 | 24/06/2026

Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)

Cristiano Ronaldo u acarua nga pyetja e një gazetari meksikan për Lionel Messin në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes së Portugalisë kundër Uzbekistanit. Cristiano...
09:47 | 24/06/2026