Argita Berisha paraqitet në SPAK
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në SPAK.
Në një prononcim fare të shkurtër për gazetarët Argita Berisha tha;
“Jam thirrur për çështjen “Nr 193” të vitit 2024, pasi të jap dëshminë time do ta jap një deklaratë të plotë“
Procedimi penal “Nr 193” i vitit 2024 është regjistruar nga SPAK referuar “nenit 318” për “Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose anëtarit të arbitrazhit, për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje”. Veprimet po bëhen nga prokurori Elvin Gokaj.
Argita Berisha deklaroi më 23 shtator se gjyqtarja Irena Gjoka është e filmuar në një video ku i kërkon një shumë prej 500 mijë eurosh një eksponenti të PS.
Ndërsa vetë gjyqtarja Irena Gjoka, që ka ndjekur hetimet paraprake për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” i ka dërguar më 19 tetor të vitit 2024 SPAK-ut një kërkesë, ku i kërkon që të hetojë deklaratat e bera publikisht nga Argita Berisha.
SPAK shprehet i rezervuar nëse do thërrasë për deklarime gjyqtaren Irena Gjoka.
LEXONI GJITHASHTU:
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 13:37 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit