Argjentina “në gjurmët e Trump”, Milei njofton tërheqjen e vendit nga OBSH
Argjentina njoftoi të mërkurën se do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pas një lëvizje të ngjashme të bërë më herët nga Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e Presidentit Donald Trump në ditën e tij të parë të kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Sipas CNN Presidenti Javier Milei udhëzoi ministrin e Jashtëm Gerardo Werthein të tërheqë pjesëmarrjen e Argjentinës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Presidenti libertar i Argjentinës, Milei, i cili e konsideron Trump një aleat të ngushtë , urdhëroi daljen e vendit në përgjigje të atyre që ai i përshkroi si “dallime të thella” në lidhje me menaxhimin e çështjeve shëndetësore të OBSH-së, veçanërisht trajtimin e saj të pandemisë COVID-19.
Milei, i cili ka krijuar miqësi si me Trump ashtu edhe me shefin ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, ishte një kritik i ashpër i OBSH-së përpara se të bëhej president.
” Ne argjentinasit nuk do të lejojmë një organizatë ndërkombëtare të cenojë sovranitetin tonë, veçanërisht jo mbi shëndetin tonë, ” tha zëdhënësi i Milei, Manuel Adorni.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona