Arkeologët zbulojnë një varkë të lashtë në brigjet e Aleksandrisë
Një varkë e lashtë egjiptiane është zbuluar pranë brigjeve të Aleksandrisë, duke shkaktuar eufori në komunitetin arkeologjik. Varka që daton nga gjysma e parë e shekullit të parë ishte 35 metra e gjatë. Varka u zbulua pranë ishullit të fundosur të Antirhodos, i cili ishte pjesë e Portit të Madh të Aleksandrisë.
Historani grek Straboni i cili vizitoi qytetin egjiptian rreth viteve 29-25 para Krishtit, shkroi për këto anije duke i përshkruar për mënyrën luksoze që ishin të arreduara dhe se përdoreshin nga oborri mbretëror për ekskursione.
Gërmimet u kryen nga Instituti Evropian për Arkeologjinë Nënujore (IEASM), nën drejtimin e Frank Godiot, profesor i arkeologjisë detare në Universitetin e Oksfordit.
“Është jashtëzakonisht emocionuese, sepse është hera e parë që një varkë e tillë zbulohet në Egjipt”, tha ai për The Guardian.
Projektet më ambicioze të Godiot janë realizuar pranë brigjeve të Egjiptit, në portin lindor të Aleksandrisë dhe në Gjirin e Abu Kir. Në bashkëpunim me Ministrinë Egjiptiane të Antikiteteve, ai ka eksploruar dhe zbuluar një zonë të gjerë që nga viti 1992.
Hipoteza fillestare e Godiot ishte se ishin dy varka, njëra mbi tjetrn pasi sipas tij lloji i ndërtimit ishte shumë i çuditshëm. Sipas tij harku është i sheshtë dhe pjesa e pasme është e rrumbullakë në mënyrë që të mund të lundrojë në ujëra shumë të cekëta.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona