Arkivoli i Peles kalon pranë banesës së nënës, ajo ende nuk e di që i biri ka vdekur

3 Janar 2023 | 16:50

Kortezhi i funeralit të legjendës braziliane të futbollit Pele, kaloi pranë shtëpisë ku ende jeton e ëma e tij 100-vjeçare, Celeste Arantes.

Familjarët thonë se Celeste ka vështirësi në memorien e saj dhe nuk është në dijeni se djali i saj ka vdekur.

“Ajo po ecën mirë, por ajo është në botën e saj të vogël,” tha vajza e saj, Maria Lucia, e cila jeton me të në qytetin juglindor të Santos.

Dona Celeste, siç njihet në Brazil, festoi ditëlindjen e saj të 100-të më 20 nëntor – ditën kur filloi Kupa e Botës 2022 në Katar.

Ajo ishte 17 vjeç kur lindi Pele, më 23 tetor 1940.

Në një postimi rreth një muaj më parë, kur mamaja e tij mbushi 100-vjeçe, Pele ndau me ndjekësit në Instagram një mesazh të veçantë kushtuar asaj.

“Që në moshë të re, ajo më mësoi vlerën e dashurisë dhe paqes. Kam mbi 100 arsye për të qenë mirënjohëse që jam djali i saj. I ndaj këto foto me ju, me emocione të mëdha për të festuar këtë ditë. Faleminderit për çdo ditë pranë jush, mami”, shkruante Pele.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026