Homazhet për Pelenë, trupi i legjendës braziliane vendoset në stadiumin e Santosit

2 Janar 2023 | 12:58

Brazili do të mbajë funeralin e të madhit të futbollit Pele, në stadiumin ku ai luajti disa nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij.

Santos, klubi ku Pele luajti, tha në një deklaratë se publiku do të jetë në gjendje të bëjë nderimet e fundit në stadiumin Vila Belmiro, jashtë Sao Paulos, shkruan Independent.

Arkivoli i tij do të transportohet nëpër rrugët e Santos dhe do të kalojë para shtëpisë së nënës së tij 100-vjeçare, Celeste.

Nderimet për të do të zhvillohen nga e hëna ora 10:00 dhe do të vazhdojnë për 24 orët e ardhshme.

Ai do të varroset në Memorial Necropole Ecumenica, një varrezë vertikale në Santos, vetëm në prani të familjes të martën.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026