Xavi me dorë të ‘hekurt’, asnjë ditë pushim për Vitin e Ri për lojtarët e Barcelonës
Barazimi në derbin me Espanjolin nuk është pritur mirë nga drejtuesit e skuadrës së Barcelonës, mes tyre dhe trajneri Xavi.
Ky i fundit ka qenë ai që ka dënuar lojtarët e tij, duke mos u lejuar ditë pushimi për nisjen e Vitit të Ri. 42-vjeçari u kishte premtuar lojtarëve, se në rast fitore do t’i lejonte atyre të merrnin ditë pushimi, për të kaluar me familjet.
Diçka e tillë nuk do të ndodhë, kjo pasi katalanasit nuk bindën në derbi, madje rrezikuan dhe humbjen edhe pse kaluan të parët në avantazh me Alonson në minutën e 7-të. Në të 73-tën ishte Joselu i cili solli barazpeshën.
Aktualisht Barcelona udhëheq kampionatin me 38 pikë, po aq sa Reali I Madridit por me diferencë në golavarazh. Kujtojmë se objektivi madhor për të besuarit e Xavi Hernandez është fitimi I kampionatit, kjo pas eleminimit nga Uefa Champions League.
Ndërkohë skuadra ka menduar dhe ndryshime sa i përket trajnerit, ku një tjetër dështim do ta largonte ish-mesfushorin nga Kamp Nou.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë