Tottenham dështon në nisje, Lens dhuron spektakël ndaj PSG-së
Tottenham e ka nisur jo mirë vitin 2023 teksa është mposhtur në shtëpi nga Aston Villa me rezultat 0-2.
Të besuarit e Antonio Conte zhvilluan një paraqitje të dobët, ndërsa miqtë kaluan në avantazh në minutën e 50 me Buendia, ndërkohë 23 minuta më pas ishte Douglas Luiz që dyfishoi.
Skuadra tjetër londineze, Chelsea gjithashtu nuk arriti dot të merrte fitore, ku u ndal nga Notingem. Sterling shënoi golin e avantazhit të përkohshëm për blutë, ndërsa Aurier I dha një pikë të tijve. Chelsea ndodhet aktualisht në vendin e 8 me 25 pikë.
Surpriza vijnë nga Ligue 1 në Francë, ku PSG u mposht nga ndjekësi më i afërt Lens, me rezultatin 3-1.
Me disa mungesa, por me Mbappe në fushë parizienët sërish nuk ia dolën teksa e nisin 2023 me humbje. Edhe Lioni po ashtu u mposht nga Klermo, ndërkohë fitore minimale regjistroi Monaco.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë