Armand Duka rizgjidhet president i FSHF-së

15 Mars 2022 | 12:08

Armand Duka është rizgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, për një mandat të gjashtë drejtues. Duka mposhti në këtë garë dy kandidatët e tjerë, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha.

Duka u rizgjodh me shumicë votash në Asamblenë e Përgjithshme teksa nga 43 votues, fitoi 37 vota, kundër vetëm katër votave që mori Starova ndërsa nuk pati asnjë votë pro Shakohoxhës, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme për gabime teknike.

Pas rizgjedhjes, Duka tha se është koha t’i lemë pas ato çfarë kemi kaluar gjatë dy muajve. Ai u zotua se dhe ato zëra që kanë qene kundër kandidaturës së tij do të dëgjohen për të përmirësuar gjendjen aktuale të futbollit shqiptar.

“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lë pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për tu përqendruar te futbolli. Ju falenderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”, tha Duka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026