Armando Broja vijon të jetë i dëmtuar, pritet të kthehet para ndeshjes me Anglinë
Sulmuesi Armando Broja vijon fazën e rikuperimit si pasojë e dëmtimit, ndërsa pritet të kthehet në fushë në javën e dytë të muajit mars. Sipas mjekëve futbollisti ka pësuar një këputje të ligamenteve kryesore në kyçin e këmbës.
Marsi konsiderohet një muaj vendimtar për kombëtaren shqiptare dhe jo vetëm, pasi krahas përballjeve të kuqezinjve në kualifikueset e kupës së botës, sytë janë dhe drejt Armando Brojës, nëse sulmuesi do të jetë në dispozicion apo jo. Ai vijon rikuperimin që prej dëmtimit të pësuar në kupë, ndërsa mjekët në Angli kanë dhënë afatin se kur do të kthehet në fushën e lojës. Ka qenë mjeku Rajpal Brar i cili ka pohuar se Broja ka një këputje të ligamenteve kryesore në kyçin e këmbës, e për rrjedhojë do të mungojë të paktën deri në javën e dytë të muajit mars.
Sipas Brar, rikuperimi nga një dëmtim i madh kërkon shumë kohë, pasi aktualisht lojtari i Everton ka 1 muaj e gjysmë që vijon rikuperimin, por do t’i duhet ende kohë. Ndër të tjera, ngarkesa e tij në mesin e muajit mars nuk duhet të jetë maksimale, ndërsa shpreson që diçka e tillë të mos ndodhë më.
Broja është një ndër lojtarët e rëndësishëm të kombëtares shqiptare, e padyshim i duhet trajnerit Sylvinho në përballjet kualifikuese të kupës së botës ndaj Anglisë e Andorrës. E para ndaj 3 luanëve është ajo më e forta, ku padyshim diferenca mes kualiteteve të dy ekipeve është e madhe, por me një formacion të plotë, Shqipëria do të ishte më kompetitive.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim