Armatimi nga Perëndimi i pamjaftueshëm në luftën ndaj Rusisë, thotë Goncharenko
Pavarësisht se po marrim armatim dhe po na bën më të fuqishëm për të ndalur rusët, sërish kjo nuk mjafton.
Kështu u shpreh deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko në një intervistë për “Euronews Albania”.
Ai deklaroi se në dy javët e fundit, forcat ruse nuk kanë avancuar në rajonin e Donbasit, teksa shtoi se po zhvillohen luftime të rënda.
“Fatkeqësisht ne kemi një vazhdim të luftës në pjesën jugore dhe lindore të vendit. Ukraina është në procesin e kundëronfensiovës për të çliruar vendin. Ne shpresojmë që të mund ta shpëtojmë Donbasin. Në dy javët e fundit rusët nuk kanë avancuar, por luftime të rënda po ndodhin dhe shumë varet nga sa armatim perëndimor do të marrim.”, theksoi Goncharenko.
Në lidhje me tensionet në veri të Kosovës, ai deklaroi se Rusia qëndron prapa Serbisë, dhe po përdoret i njëjti skenar, që Putin përdori për pushtimin e Ukrainës, duke thënë se qëllimi është denazifikimi.
LEXONI GJITHASHTU
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik