“Armë vdekjeprurëse”, nis stërvitja bërthamore Rusi-Bjellorusi
Rusia dhe Bjellorusia po kryejnë stërvitje ushtarake me armë bërthamore taktike. Lajmi u bë me dije nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e Ditës së Fitores në Moskë, ai u tha gazetarëve se për Bjellorusinë dhe Rusinë, armët bërthamore janë vetëm armë parandaluese.
“Armët bërthamore janë armë të tmerrshme. Por ato janë armë. Pra, për të përdorur armë të tilla, duhet të praktikojmë, duhet të dimë t’i trajtojmë ato. Përshkallëzimi po vazhdon. Çfarë duhet të bëjmë në këtë situatë?” tha Lukashenko.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi pak ditë më parë se , me urdhër të presidentit Vladimir Putin, do të zhvillohet një stërvitje e njësive raketore për të rritur gatishmërinë e forcave bërthamore jostrategjike “në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga disa vende perëndimore. Ministri bjellorus i Mbrojtjes tha të martën se vendi ka filluar testimin e gatishmërisë së forcave të tij të armatosura për të vendosur armë taktike bërthamore paralelisht me përgatitjet për një stërvitje bërthamore me Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet