“Armët e Prishtinës, s’krahasohen me tonat”- Serbia nis armatimin kundër dronëve
Serbia po trajnon ushtrinë dhe po blen armatime të reja ajrore, pas marrjes së dronëve Bajraktar nga qeveria e Kosovës.
Qeveria serbe e sheh me shqetësim blerjen e dronëve ushtarakë turq nga Kosova. Ministri i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç deklaron se armatimi i Kosovës është shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Të dielën e kaluar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se qeveria e tij ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Këto pajisje ushtarake cilësohen si më modernet dhe po përdoren gjerësisht në luftën në Ukrainë.
Ministri serb i mbrojtjes ka deklaruar se ushtria do të marrë masat e duhura për t’ju përgjigjur, sipas tij, kësaj sfide të re. Ai tha për mediat se ushtria po harton një draft reagimi, i cili përfshin stërvitje për sulmet me dronë dhe marrjen e pajisjeve që mund përdoren për rrezikun.
“Ne po e shohim me kujdes atë që po ndodh në oborrin tonë dhe që mund t’i vërë flakën gjithë rajonit. Armët e Prishtinës nuk krahasohen me potencialin ushtarak të Serbisë, por duket se ata kanë një strategji për të zhvilluar potencialin e armatimit”, tha Vuçeviç.
Sipas kreut të mbrojtjes serbe, ushtria e Kosovës, veç dronëve po merr armatime të rënda si murtaja dhe eksplozivë të fuqishëm. Gjithashtu, ai pretendon se ushtria e Kosovës po tranjnohet me armatimet me moderne në disa prej vendeve anëtare të NATO-s.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 19:11 Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:01 Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
- 18:41 “BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
- 18:38 Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik
- 18:27 Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar