Armët e prodhimit amerikan po përdoren në fushëbetejën e Ukrainës

14 Mars 2025 | 16:10

Armët e prodhimit amerikan janë duke u përdorur vazhdimisht në fushëbetejat e Ukrainës, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara e kishin pezulluar përkohësisht furnizimin e Kievit me armë.

Furnizimi me municione dhe armë rifilloi më 12 mars, pasi ishte pezulluar për gati një javë.

Pezullimi ndodhi si rrjedhojë e një përplasjeje në Zyrën Ovale mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 28 shkurt.

Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, u takua me trupa në vijën e frontit në rajonin lindor, Donjeck, në fillim të marsit.

Ai i gjeti ata duke e përdorur obusin amerikan, Paladin, dhe automjetet luftarake Bradley, si dhe obusin M777, i cili prodhohet në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, me bazë në Gjermani, Shtetet e Bashkuara ofruan 67 miliardë dollarë ndihmë ushtarake nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022 deri në dhjetor 2024.

Evropa ofroi 65 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë.

Fedir Venislavsky, i cili është anëtar i Komitetit të Mbrojtjes në Parlamentin ukrainas, vlerësoi në fillim të marsit se furnizimi i Ukrainës me armë do të mjaftojë vetëm për gjashtë muaj pa ndihmën ushtarake të SHBA-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026