“Armët i bleja te një hoxhë”- Alibej tregon takimin me Dumanin: Videon e kam fshirë
Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, rrëfeu më tej në Apelin e GJKKO përpjekjet personale për gjetjen e personave që vranë vëllanë e tij, Endrit Alibej, në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit”.
Alibej deklaroi se në fund të shkurtit 2020 kishte zhvilluar një takim me Nuredin Dumanin, të organizuar nga Arjan Spahiu, ku ky i fundit i kishte treguar emrat e ekzekutorëve të vëllait, duke përmendur konkretisht Talo Çelën, Besmir Haxhinë dhe Altin Ndocin.
“Talo është bërë i vështirë për t’u kapur, por unë di kush janë ekzekutorët e familjes tënde. Edhe tek vëllezërit Baho dhe djali i dajës kanë qenë po këta, më tha Dumani”, rrëfeu Alibej.
Pyetjes së prokurorit të SPAK-ut nëse e kishte ruajtur regjistrimin e bisedës me Nuredin Dumanin, i cili zgjati 2 orë e 48 minuta, Alibej u përgjigj “Jo”, duke pranuar se regjistrimi ishte fshirë.
Ai rrëfeu gjithashtu se i kishte dhënë 50 mijë euro Dumanit dhe një telefon të koduar përmes aplikacionit Sky ECC.
“Lekët ishin nga trafiku i drogës me kamion për transport punoja me aq pak miq që më kishin mbetur, drogën e çonin shofer rumun. Unë kisha rreth 200 mijë euro total”, tha Alibej.
Ai po ashtu shpjegoi paktin që kishte bërë me Nuredinin, duke theksuar: “I thashë Dumanit që do betohem në Kuran dhe do të fal gjakun e vëllait”, duke iu referuar faktit se Dashnor Dumani ishte personi i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej.
Në vijim të dëshmisë, Alibej tregoi se një natë pas takimit, Nuredini i kishte shkruar: “Vëlla, mbaroi i pari, shiko TV,” ku ai pa lajmet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.
Ai zbuloi gjithashtu lidhjet e tij me një hoxhë në Tiranë, i cili ishte i përfshirë në tregtinë e armëve dhe ndihmonte blerjen e tyre, duke thënë vetëm: “Rrinte tek Fresku”.
Për më tepër, Alibej tha se kishte akses në sistemin TIMS përmes policit Leonard Alltja, duke theksuar rolin e tij në mbledhjen e informacionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit