I dënuar për trafik droge, arratiset 48-vjeçari shqiptar nga burgu i Korydallos në Greqi. Nisin kërkimet për kapjen e tij
Autoritetet në Greqi janë duke zhvilluar disa hetime intensive për të gjetur një të burgosur që u arratis nga Burgu i Korydallos, afërsisht në orën 8:30 të mëngjesit të së martës, sipas orës lokale, shkruan media greke Kathimerini.
I arratisuri është një 48-vjeçar, Edmond Tafa, me origjinë shqiptare, i cili po vuante një dënim prej shtatë vjetësh e gjashtë muajsh për posedim, shitje dhe transportim droge, si dhe për shkelje të ligjeve për armët, dhe duhej të lirohej në korrik 2031.
Arratisja ka shkaktuar një mobilizim të madh të Policisë Greke, e cila ka nisur një kërkim për arrestimin e tij, ndërsa po shqyrtohen rrethanat e sakta në të cilat 48-vjeçari arriti të arratisej.
Sipas informacioneve të deritanishme, i arratisuri arriti të arratiset duke vrapuar, ndërsa punonjësit e burgut dyshohet se hapën derën për të hedhur mbeturinat nga depoja qendrore e materialeve të burgut .
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës