Arratisja e Altin Ndocit, dalin para Gjykatës së Durrësit 8 të arrestuarit! Mes tyre edhe 6 policët e burgut
Këtë të shtunë, në Gjykatën e Durrësit po zhvillohet seanca ndaj 8 të arrestuarve lidhur me arratisjen e të dënuarit, Altin Ndoci. Mes tyre janë edhe 6 efektivë të Policisë së Burgjeve, shefi i komanduar i policisë së burgut, si dhe kryeinfemieri i IEVP Durrës.
Ata janë paraqitur para Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë. Seanca sapo ka nisur, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur përgjegjësitë konkrete të secilit prej të dyshuarve dhe rrethanat që çuan në arratisjen e Ndocit.
Vendimi i gjykatës pritet të shpallet në orët në vijim. Ndërkaq një ditë më parë u ekzekutua vendimi i gjykatës për masën “arrest në burg” për ish-drejtorin e IEVP Durrës Indrit Cërloj dhe “arrest në shtëpi ” për mjeken e burgut, Ylfete Sema.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq