Arratisja e Altin Ndocit, gazetarja jep detaje: Kishte gurë në veshka! Frekuentonte shpesh repartin e infektivit
Gazetarja e Euronews Albania, Lorida Mani në një lidhje live nga qyteti i Durrësit ka dhënë detaje të reja lidhur me arratisjen e të paraburgosurit, Altin Ndoci.
Gazetarja thekson se Ndoci prej dy vitesh kryente kontrolle të shpeshtë në spitalin Infektiv në Durrës për shkak të problemeve shëndetësore.
Ajo thekson se i arratisuri kishte probleme me gurët në veshka.
“Altin Ndoci është një me rrezikshmëri të lartë i skeduar për disa vrasje të bujshme dhe për grup të strukturuar kriminal. Kjo është cilësuar një arratisje spektakolare pasi në repartin e infektivit të spitalit rajonal të Durrësit shoqërohej nga dy efektive të drejtorisë së burgjeve.
Prej dy vitesh ai e frekuentonte shpesh spitalin rajonal të Durrësit më saktë repartin e infektivit pasi kishte gurë ne veshka e cila e detyronte të kryente kontrolle të njëpasnjëshme në repartin e infektivit”, tha ajo.
Ndoci u arratis këtë të martë nga ambientet nga spitali Infektiv i Durrësit. Ndoci i shoqëruar ka dy efektivë të policisë së burgut u paraqitën në spital për të kryer kontrolle dhe ekzaminime ndaj të paraburgosurit.
Ndoci gjatë kryerjes së analizave ka përfituar nga momenti dhe ka goditur efektivët që prisnin jashtë derës së laboratorit. Mësohet se gjithashtu është qëlluar me arme gjate momentit të arratisjes së tij.
Ende nuk është identifikuar nëse të shtënat kanë qenë prej policisë se burgut apo personave te cilët po prisnin te arratisurin. Pas arratisjes, Ndoci ka shkuar pranë një parkimi ku e priste një makinë Audi A7 me targa AA700RS, e cila e ka larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet ndërsa po zhvillohen kontrolle dhe postoblloqe në akset kryesore që lidhin Durrësin dhe Tiranën si edhe me qytetet e tjera.
Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai akuzohet nga SPAK për vrasje, grup kriminal etj. Ndoci është në gjykim si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë” për masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibejt, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk.
Ai u arrestua në vitin 2020 i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës.
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë