Arratisja e bandës Barrio 18 nga burgu, shkarkohet nga detyra ministri në Guatemalë

16 Tetor 2025 | 08:56

Ministri i brendshëm i Guatemalës, Francisco Jimenez është shkakuar të mërkurën nga detyra pas arratisjes së 20 anëtarëvë të bandës së rrezikshme “Barrio 18” nga një burg. Presidenti socialdemokrat i Guatemalës, Bernardo Arevalo në një fjalim televiziv theksoi se janë shkarkuar nga detyra edhe dy zëvendësministra.

Autoritetet kanë rritur masat e sigurisë në burgje dhe në kufijtë me El Salvadorin, Hondurasin dhe Meksikën, dhe qeveria po ofron shpërblime për informacionin që çon në arrestimin e të arratisurve.

Arevalo njoftoi ndërtimin e një burgu me siguri maksimale të projektuar për të strehuar deri në 2,000 anëtarë të bandave.

“Siguria e Guatemalës është jetike dhe nuk ka kohë për të humbur”, shpjegoi ai.

Bandat rivale Barrio 18 dhe Mara Salvatrucha, të cilat tani janë cilësuar si organizata “terroriste” nga Uashingtoni, pretendojnë kontrollin e pjesëve të Guatemalës, ku ato angazhohen në zhvatje nga tregtarët, transportuesit dhe qytetarët e tjerë. Nëse objektivat e tyre refuzojnë të paguajnë, ata shpesh vriten. Ato veprojnë edhe në vende të tjera të rajonit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse

Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të...
22:24 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026