Arrestimi i infermiereve në azilin ku u vra i moshuari, zbardhen akuzat
Policia arrestoi ditën e enjte dy infermieret e azilit privat në Tiranë, ku 78-vjeçari Zyhdi Shehi qëlloi për vdekje me bastun shokun e dhomës, 82-vjeçarin, Virxhil Veshi.
Përmes një komunikate zyrtare këtë të premte policia ka zbardhur dhe akuzn që rëndon mbi punonjëset e azilit.
Dyshohet s edy infermieret në bashkëpunim me njëra tjetërn kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Dy infermeret e moshave 26-vjeçe dhe 31-vjeçe nuk kanë informuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur.
“Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.
Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.
Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Materialet i kaluan Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Si ndodhi ngjarja?
Dy të moshuarit janë konfliktuar me njërin tjetrin për krevatin.
“Pse më ke zenë krevatin”- mësohet t’i ketë thenë Shehi 82-vjeçarit, përpara se ta qëllonte për vdekje me një bastun.
Ai e qëlloi disa herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke e lënë 82-vjeçarin të vdekur në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës