Arrestimi i krerëve të UÇK, Rama ngre dyshime se pas Hagës fshihet Rusia
Kryeministri Edi Rama ngriti dyshimet nëse pas Gjykatës së Hagës dhe burgosjes së drejtuesve të UÇK-së fshihet dora e Rusisë.
Teksa mori pjesë në prezantimin e librit të nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, “Përplasja e Madhe”, Rama tha se krerët e UÇK po mbahen në burg me pa të drejtë.
Rama i cilësoi akuzat për trafik organesh të pabaza, ndërsa iu kujtoi liderëve perëndimorë se Rusia edhe herë të tjera e ka përdorur kauzën e trafikut të organeve.
“U mbush bota me veshka dhe mëlçi që Thaçi dhe Veseli ua hiqnin nga trupi i serbëve dhe i shisni në pazaret e peshkut. Tani ka një pyetje, që për sa na takon ne si qeveri do të bëjmë çmos që ta vendosim mu përballë të gjithëve, që nga Joe Biden te Johnson, te Scholz e të gjithë: Si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e KE, me gjithë akuzat që kishin kanë nxjerrë një aktakuzë ku s’ka asgjë, as me shtëpinë e verdhë, as me organe. Dhe çfarë lidhje ka midis Dick Marty me faktin që edhe sot kur Shqipëria në KS ngre çështjen e llogaridhënies ndërkombëtare, Rusia kundërvihet me trafikun e organeve? Si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve përdoret nga rusët edhe në raste të tjera”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit
Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian
Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit
- 11:06 Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
- 10:59 Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit
- 10:54 Pango tha se privatizimi i Kompleksit “Partizani” u kërkua i përshpejtuar, reagon Berisha pas dëshmisë së ish-ministrit të tij
- 10:50 Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
- 10:48 Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
- 10:42 Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian