Arrestimi i shefave të policisë, SPAK njoftim zyrtar: Trafikuan drogë nga 2019-2021
Grupet kriminale pjesë e të cilave ishin edhe 4 punonjës policie janë përgjegjëse për kultivimin dhe trafikimin e rreth 3 tonëve kanabis nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Prokuroria e Posaçme deri më tani ka lëshuar 10 urdhër arreste, ku në pranga janë vënë 3 efektivë policie dhe një tjetër është shpallur në kërkim bashkë me 6 persona mes të cilëve Kristo Qirici dhe Eldian Allushi që drejtonin një prej gupeve kriminale që operonin në Sarandë, Tepelene e Gjirokastër.
Në pranga është vënë, shef i krimeve në komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj, ndërsa aktivitetin krimin rezulton të ketë kryer në kohën që mbante postin e shefit të krimeve në qytetin e në Sarandës. Po kështu u arrestua edhe Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Komisariatin e Himarës, ndërsa dyshohet se ka bashkëpunuar me grupet kriminale në kohën që ka punuar në drejtorinë e Gjirokastrës në sektorin kundër trafikut të lëndëve narkotike.
Gjithashtu në pranga është vënë edhe Erdit Hazizaj, ish-punonjës policie i larguar në 2022, i cili më herët ka qenë pjesë e Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit. Hazizaj garoi në zgjedhjet vendore të vitit 2023 për bashkinë e Roskovecit. Ndërkohë është shpallur në kërkim Elvis Dervishi, shef i Policisë Kufitare të Sarandës i cili akuzohet se ka ndihmuar grupin kriminal të kalonte drogë në kohën kur mbante detyrën e Shefit të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë .
Grupi kriminal i drejtuar nga Kristo Qirici dhe Eldian Allushi akuzohet për trafikimin nëpërmjet pikës së Qafë-Botës në Greqi të një sasie prej 1150 kg kanabis, kanabis të përpunuar çokollatë si dhe vaj kanabisi vlera e të cilit përllogaritet në 1.7 milionë euro. Me anëtarët e këtij grupi kanë bashkëpunuar edhe dy punonjësit e policisë, Elvis Dervishi dhe Erdit Hazizaj.
Ndërsa rasti i dytë lidhet me sekuestrimin e një sasie prej 1.3 tonë kanabis që u gjet në vitin 2020 nga policia e Gjirokastrës. Sipas hetimeve droga u gjet në një furgon shumë pranë Tepelenës. Për kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike si dhe lehtësimin e pozitave penale të personave të përfshirë në këtë aktivitet kanë bashkëpunuar edhe efektivët Shkëlzen Rsuka dhe Ervis Alisinanaj.
SPAK thotë se grupet kriminale ishin angazhuar edhe në pastrimin e parave të fituara nga ky aktivitet, përmes investimit në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të ndryshme si telefona, armë etj., dhe po vazhdojnë kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera. Nga hetimet dhe zbardhja e komunikimeve në SKY ECC, kanabisi mbillej në tokë të hapur në rrethina dhe zona të thella, por edhe në ambiente të mbyllura apo siç njihen ndryshe shtëpi bari.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë