Arrestohen 22 shoferë, policia rrugore masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve
Policia rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet me radarë, dragera, dronë, patrulla në lëvizje me mjete të paloguara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.
Gjatë javës që shkoi janë proceduar dhe arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 20 janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, 2 janë proceduar në gjendje të lirë për shkak se ishin të mitur, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi, 2 për kundërshtim të punonjësit të Policisë apo mosbindje ndaj urdhrit të tyre dhe 2 persona të proceduar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”, bëri me dije policia.
Janë pezulluar 192 leje drejtimi, nga të cilat: 56 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 100 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 36 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 6.178 masa administrative, mesatarisht 883 masa në ditë, të ndara sipas shkeljeve:
Janë bllokuar 32 mjete, nga të cilat: 25 mjete me targa të huaja dhe mjete luksi, të cilat janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, për verifikim nga Seksioni kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, 4 mjete për moslikuidimin e gjobave dhe 2 për mungesë në dokumentacion.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë