Arrestohen dy të kërkuar ndërkombëtar, një i akuzuar për kanosje ndaj një gjyqtari

28 Gusht 2025 | 15:08

Policia e Shtetit njofton se vijon bashkëpunimi intensiv me autoritetet e huaja ligjzbatuese, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Italia, Hajrulla Xhivini, 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Shtetasi Xhivini akuzohet për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi gjatë muajit shkurt 2024, ka kanosur në mënyrë të përsëritur, përmes telefonit, gjyqtarin E. L. të Gjykatës Administrative të Lushnjës, si dhe ka organizuar protesta para Gjykatës së Lartë.

Ekstradohet nga Gjermania Frankfurt, Brian Syzo, 34 vjeç, banues në Korçë, i kërkuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas hetimeve të kryera nga autoritetet shqiptare, Syzo akuzohet për shpërndarjen e dozave të kokainës në qytetin e Pogradecit. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, i kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Të dy shtetasit, pas mbërritjes në Shqipëri, iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të vijuar procedurat e mëtejshme ligjore.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026