Arrestohen dy të rinjtë që po transportonin kanabis, në kërkim bashkëpunëtori
Dy persona janë arrestuar në Cërrik në kuadër të operacionit anti-drogë policor të koduar “Cërriku 2023”.
Shërbimet e Policisë, në hyrje të fshati Klos, Cërrik, kanë ndaluar motoçikletën pa targa dhe që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi E. J., 27 vjeç i cili transportonte 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. T., 20 vjeç, që mbante në brez një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 10.4 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 4 armë gjahu, 1 armë sportive, 3 celularë dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim një 33-vjecar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar.
LEXONI GJITHASHTU
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës