Arrestohen dy ukrainas në Bukuresht për tentativë sabotazhi

21 Tetor 2025 | 16:20

Dy shtetas ukrainas, të dy në shërbim të agjencive sekrete ruse, u arrestuan në Bukuresht këtë javë. Autoritetet në Rumani thanë se operacioni u krye në bashkëpunim midis Shërbimeve sekrete Polake dhe atyre rumune.

Dy të arrestuarit akuzohen për tentativë sabotimi. Qëllimi i tyre dyshohet të ketë qenë djegia një objekti të rëndësisë së veçantë në kryeqytetin e Rumanisë.

Bëhet fjalë godinën ku ndodhet zyra kryesore postare e Rumanisë. Autoritetet rumune thanë se nëse zjarri do të kishte shpërthyer zjarri do të kishte shkaktuar dëme të mëdha edhe në godinat përreth.

Sipas policisë, dy të arrestuarit do të përdornin paketa zjarrvënëse të pajisura lidhje elektronike që mundësonin ndezjen në distancë.

Lënda djegëse ishte e përbërë nga termiti, një përzierje kimike e bërë nga pluhur metalik dhe okside metalesh, e cila krijojnë temperatura ekstreme pasi marrin flakë.

Dy të arrestuarit mbeten në paraburgim për të paktën 30 ditët e ardhshme ndërsa prokurorët po hetojnë për bashkëpunëtorë të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026