Britania gati të shpenzojë mbi 100 milionë paund për vendosjen e trupave në Ukrainë

21 Tetor 2025 | 09:34

Britania e Madhe është gati të shpenzojë mbi 100 milionë paund për vendosjen e trupave britanike në Ukrainë tha sekretari i mbrojtjes, John Healey, pas një fjalimi në Londër.

Healey, tha se ai tashmë kishte nërmarrë miliona dollarë shpenzime në mënyrë që një “forcëat shumëkombëshe Ukrainase” e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca të mund të jetë gati për t’u vendosur shpejt, nëse bisedimet e paqes sjellin një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Paqja është e mundur dhe nëse Presidenti Trump mund të ndërmjetësojë atë, atëherë ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë në sigurimin e asaj paqeje për një kohë të gjatë. Kjo kërkon që ne të investojmë dhe të përgatisim forcat tona që të jenë gati për t’u vendosur në vend”, tha Healey.

“Kam përshpejtuar tashmë miliona paund në atë përgatitje për çdo vendosje të mundshme në rast paqeje. Dhe pres që kostoja e kësaj të jetë mbi 100 milionë paund”, shtoi ministri.

Forca shumëkombëshe përfshin 30 vende, të cilat pritet të kontribuojnë në një forcë paqeruajtëse nëse Rusia dhe Ukraina arrijnë të bien dakord për një armëpushim. Fillimisht, ajo do të drejtohet nga një gjeneral francez, përpara se pozicioni dhe selia të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar një vit më vonë.

Komponentët e tij kryesorë do të jetë një operacion policimi ajror në stilin e NATO-s për të siguruar hapësirën ajrore të vendit dhe një forcë sigurie detare për të mbështetur një forcë detare ekzistuese të pastrimit të minave në Detin e Zi të Turqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Por, megjithëse Healey tha se Starmer ishte zotuar për “ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar në terren”, ndërsa forcat tokësore do të kufizohen në logjistikë, armatim dhe specialistë trajnimi për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës të mbrojë vendin nga sulme të ardhshme.

Forca do të “siguroj qiejt dhe detet dhe do të stërviste forcat ukrainase për të mbrojtur kombin e tyre”, tha Healey në një fjalim në Mansion House.

Më herët të hënën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se do të ishte gati t’u bashkohej Putinit dhe Trumpit në samitin e tyre në Hungari nëse ftohet.

Të dielën, Trump tha se zgjidhja më e mirë për t’i dhënë fund luftës do të ishte “ndarja” e rajonit të Donetskut, i cili është skena e luftimeve më të ashpra në vijën e frontit. Ai gjithashtu i bëri presion Zelenskyt që të hiqte dorë nga një pjesë e territorit të vendit të tij për një marrëveshje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026