Arrestohen edhe gjashtë persona të dyshuar për trafikimin e 11-vjeçares

3 Shtator 2022 | 20:53

11-vjeçarja që u përdhunua në Prishtinë zgjoi reagimin publik duke sjellë protesta në kryeqytetin e Kosovës, Tiranë e Shkup.

Nga hetimet rezultoi se e mitura ishte zhdukur edhe në muajin qershor. Për këtë arsye 6 persona janë arrestuar me akuzën se kanë trafikuar 11-vjeçarjen.

Kjo vepër penale është tjetër çështje nga ajo e përdhunimit në gusht.

11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar seksualisht nga pesë persona më 27 gusht.

Në komunikatën e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë e Kosovës, më 3 shtator, thuhet se një ditë më herët janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, të cilët janë dërguar në mbajtje prej 48-orësh, raporton Radio Evropa e Lirë.

Për rastin më 30 gusht ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti për “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”.

Një ditë pas dorëheqje ka dhënë edhe Ali Gashi, i cili ka udhëhequr Drejtorinë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Më 2 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar edhe për dy shkarkime.

“Janë shkarkuar zyrtarë të lartë: Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës”.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026