Arrestohen në Qafë Thanë dhe në Kapshticë tre persona të shpallur në kërkim

28 Dhjetor 2024 | 14:01

Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar këtë të shtunë në pikat kufitare të Qafë Thanës dhe Kapshticë.

Policia Kufitare e Qafë Thanës ka njoftuar se  ndaluan në hyrje, shtetasin M. D., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u kap dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosje”.

Ndërkohë Policia Kufitare në Kapshticë, ka njoftuar se në hyrje u kapën shtetasit në kërkim:

  1. P., 33 vjeç, banues në Elbasan i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”
  2. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.

Të dyja rastet, i kaluan DVP Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026