Arrestohet 20-vjeçari në Finiq për zjarrvënie, policia shmang zjarrin masiv
Një zjarr i rënë në fshatin Sopik të bashkisë Finiq ka vënë në alarm banorët e zonës, të cilët ndërhynë në kohë për të shmangur përhapjen e flakëve.
Sipas Policisë së Sarandës, është arrestuar një 20-vjeçar i dyshuar si autor i zjarrvënies.
“Forcat e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 20 vjeç, banues në Sopik, Finiq.” -njofton Policia e Vlorës.
Ngjarja ndodhi më 18 gusht, kur i riu dyshohet se ka ndezur zjarr në fushën e sportit të fshatit Sopik.
Si pasojë, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre, por fatmirësisht pa dëme në banesa apo jetë njerëzish.
“Falë ndërhyrjes në kohë të banorëve të zonës, u shua vatra e zjarrit dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve, e cila mund të sillte pasoja më të rënda.” -thuhet në deklaratën zyrtare.
Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë