Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali teksa shiste kokainë

11 Janar 2023 | 12:55

Një i ri shqiptar është arrestuar në qytetin Fidenza pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike.

Një 20-vjeçar është arrestuar në Itali pasi është kapur në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ai është kapur nga policia e patrullës e cila vuri re shqiptarin duke shkëmbyer diçka me një person tjetër.

Mësohet se një patrullë ndaloi shitësin e dyshuar teksa hynte në një shtëpi aty pranë dhe tjetra bllokoi blerësin duke gjetur dy doza kokainë.

Pas asaj u kontrollua banesa ku qëndronte 20-vjeçari shqiptar, ku iu gjetën pothuajse 1200 euro të fshehura në xhaketë, ndërsa kontrolli i shtëpisë bëri të mundur sekuestrimin e parave të tjera, materiale për paketimin e drogës dhe 15 gramë kokainë të ndarë në 27 doza të fshehura me zgjuarsi brenda një krehër flokësh.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026