Arrestohet 38-vjeçari në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë antiplumb
Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar nga Vlora, gjatë një operacioni të koduar “Siguria 2”, të zhvilluar në kuadër të kontrolleve të shtuara për goditjen e veprimtarive kriminale.
Shtetasi me inicialet E. H., me precedentë penalë për krime kundër personit, u ndalua te zona e njohur si “Kthesa e Pilurit”, ndërsa qarkullonte me automjet. Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e tij një pistoletë me krehër të mbushur me fishekë dhe një granatë.
Kontrollet vijuan edhe në banesën e 38-vjeçarit në Vlorë, ku u sekuestruan një tjetër pistoletë, krehra, municion luftarak, dy jelekë antiplumb dhe dy jelekë multifunksionalë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit, granata, municioni, katër jelekët, automjeti dhe dy telefona celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje
Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:40 Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 14:39 Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
- 14:32 Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte
- 13:58 Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike