Arrestohet autori i disa vjedhjeve në Kavajë, në banesë i gjejnë dhe lëndë narkotike

30 Maj 2025 | 10:17

33-vjeçari Klisman Harumi është arrestuar në Kavajë pasi dyshohet të jetë autori i disa vjedhjeve në rrethin e Kavajës.

Nga hetimet e kryera, sipas policisë, ka rezultuar se gjatë periudhës gusht 2024-shkurt 2025, ka vjedhur pajisje dhe sende në 3 banesa në Kavajë dhe në fshatin Synej.

Gjatë kontrollit në banesën e 33 vjeçarit janë sekuestruar disa sende të vjedhura, një sasi Cannabisi dhe veshje të përdoruara nga autori, gjatë vjedhjeve.

Policia njofton se vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026