Arrestohet i riu në Kurbin, 22-vjeçari ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje
Policia e Shtetit ka arrestuar në Kurbin një 22-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili në muajin dhjetor 2024 u konstatua duke qarkulluar me një automjet ku mbante armë zjarri, të cilat dyshohet se do t’i përdorte për qëllime kriminale.
Kur pa shërbimet e Policisë, ai braktisi automjetin, ku gjatë kontrollit u gjetën një armë zjarri – pushkë me fishekë – si dhe një sasi fishekësh pistolete.
Policia njofton se në kuadër të operacionit të koduar “Parandalimi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasin A.K., 22 vjeç, banues në Mamurras.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Lezhës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pas hetimeve të zhvilluara gjatë operacionit.
Njoftimi i policisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë