Arrestohet ish-ministri Lefter Koka

14 Dhjetor 2021 | 12:21

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar paraditen e sotme në banesën e tij në Durrës me urdhër të SPAK.

Burime për Euronews Albania konfirmojnë se urdhër-arresti i SPAK është miratuar edhe nga GJKKO e cila ka caktuar masën arrest me burg për ish-zyrtarin e lartë.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë arrestim.

Ish-ministri sipas të njëjtave burime akuzohet për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Dosja e inceneratorëve po hetohet prej dy vjetësh nga SPAK nën drejtimin e prokurorit Dritan Prençi. Besohet se do të ketë edhe ish-zyrtarë të tjerë të arrestuar lidhur me çështjen e incenaratorëve.

Lefter Koka fitoi mandatin e deputetit të Durrësit nën siglën e PS në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, por pak muaj më vonë hoqi dorë nga mandati.

Ai ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit nga viti 2013-2017.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026