Arrestohet italiani në Durrës, kapet duke trafikuar një automjet të vjedhur

25 Gusht 2025 | 15:38

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga ditën e sotme një shtetas italian pasi është ndalur në portin e Durrësit.

38-vjeçari italian G.L është vendosur në pranga pasi ka tentuar të trafikoi në Shqipëri një automjet të vjedhur para 1 muaj në Itali.

Nga verifikimet automjeti ishte vjedhur në shtetin fqinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Njoftimi i Policisë Durrës:

Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një automjet të vjedhur para 1 muaji, në Itali, vihet në pranga shtetasi italian. Sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian G. L., 38 vjeç.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti që ky shtetas po tentonte të fuste në Shqipëri, ishte vjedhur në Itali, më datë 25.07.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe një pjesë të madhe të Evropës, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në...
09:28 | 14/07/2026

Ndizet një vatër zjarri në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër zjarri ka rezultuar aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” të Vlorës. Zjarri ka rënë në një hapësirë me pemë...
09:26 | 14/07/2026

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026