Arrestohet “koka” i klanit Duka, kundërshtari i Ervis Martinaj

14 Shkurt 2023 | 10:59

Policia e Shtetit ka arrestuar këtë të martë Leonard Dukën, një prej vëllezërve që drejton atë që njihet si grupi kundërshtar i Ervis Martinaj, ose “klani Duka”.

Leonard Duka është arrestuar në një provincë të Brukselit, në një operacion të përbashkët mes Fast Albania dhe zyrës së Interpolit në Bruksel.

Duka rezulton një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.

Ai akuzohet për përfshirje në vrasjen e Santiago Malkos, një prej njerëzve më të afërt të Ervis Martinaj.

Në kërkim për këtë ngjarje të rëndë vijon të jetë vëllai i tij Erlis Duka.

“Në vijim të punës për grumbullimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë inteligjencës informative të siguruar nga Fast Albania, për vendodhjen e një të shumëkërkuari që fshihej në një banesë private, në një provincë të Brukselit, menjëherë kanë shkëmbyer informacion me Fast Belgjikën, të cilët në kuadër të operacionit policor të koduar “Provinca“, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin e shumëkërkuar L. D., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së shtetasit S. M., të ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë”, thueht në njoftimin e policisë.

Leonard Dukës i është dhënë nga GJKKO masa e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Interpol Tirana po vijon punën me homologët për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026