Arrestohet në Itali shqiptari i shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar emigrantësh

7 Gusht 2025 | 19:39

Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik emigrantësh, është arrestuar nga autoritetet italiane në qytetin e Astit. Mediat italiane raportojnë se arrestimi u realizua pas një kontrolli rutinë nga Njësia e Imigracionit pranë Komisariatit të Policisë në këtë qytet.

I dyshuari ishte subjekt i një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Gjykata e Drejtësisë në Tiranë dhe për një kohë të gjatë kishte qëndruar në Itali nën një identitet të dyshimtë, duke tentuar të përfitonte leje qëndrimi.

Hetimet e mëvonshme zbuluan se ai ishte pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal, i përfshirë në trafikimin e emigrantëve nga Shqipëria drejt vendeve të ndryshme të Evropës. Dyshohet gjithashtu se rrjeti kishte lidhje edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykata e Apelit në Torino ka konfirmuar masën e arrestit dhe ka dhënë miratimin për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim në qytetin e Astit, në pritje të përfundimit të procedurave ligjore për kthimin në vendlindje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite

 Departamenti i Shtetit konfirmoi shitjen e mundshme të Sistemeve të Armëve me Precizion të Avancuar Arabisë Saudite në një marrëveshje me vlerë 1.96 miliardë dollarë....
15:15 | 17/07/2026

Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë

Ministria e Energjisë e Iranit i bëri thirrje të martën popullsisë që të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike, pasi rrjeti elektrik është nën presion të...
14:45 | 17/07/2026

Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës

Ndërtesa banimi, një çerdhe, një institucion fetar dhe disa automjete u dëmtuan. Sulmi erdhi një ditë pasi një tjetër sulm rus në qytet vrau tre...
14:29 | 17/07/2026