Arrestohet për korrupsion kryetari i bashkisë së Stambollit, kundërshtar i Erdogan

19 Mars 2025 | 07:35

Autoritetet turke arrestuan të mërkurën në mëngjes rivalin kryesor politik të presidentit Erdogan, kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu si pjesë e një hetimi për lidhje me korrupsionin dhe terrorizmin.

Sipas mediave atje, Imamoglu u arrestua nën akuzat për drejtim të një organizate kriminale, ryshfet, manipulim tenderash dhe ndihmë për organizatën e shpallur terroriste nga Turqia, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Një deklaratë nga zyra e prokurorit të Stambollit tha se “urdhrat e arrestit janë lëshuar për rreth 100 persona duke përfshirë bashkëpunëtorë të Imamoglu ndërsa mediat thonë se në operacion u përfshin 3000 policë.

Në një video të postuar në X para se të arrestohej nga forcat e rendit, Imamoglu, kryebashkiak në mandatin e tij të dytë dhe një kundërshtar i fortë i presidentit turk Erdogan, tha: “Qindra oficerë policie u shfaqën në derën time dhe hynë në shtëpinë time. Unë kam besim te kombi im. Ne po përballemi me një tirani të madhe. Por dua ta dini se nuk do të dorëzohem”.

Ky arrestim mund ta pengojë atë të sfidojë Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale pasi të dielën ai do të emërohej kandidati presidencial i opozitës kryesore, Partia Popullore Republikane.

Autoritetet mbyllën disa rrugë rreth Stambollit dhe kanë ndaluar demonstratat në qytet për katër ditë në një përpjekje të dukshme për të parandaluar protestat pas arrestimit.

Ndalimi erdhi një ditë pasi Universiteti i Stambollit anuloi diplomën e Imamoglut, me pretendimin se është false. Diploma universitare është një nga kërkesat për të kandiduar për president të Republikës.

Imamoglu, një nga figurat më të shquara të opozitës turke, është parë si një pretendent kryesor për presidencën. Ai është zgjedhur dy herë kryebashkiak i Stambollit, në vitin 2019 dhe 2023, duke mposhtur kandidatët nga partia konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit .

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026