“Arrëthyesi” vjen në Tiranë, baleti emblematik i Krishtlindjes shfaqet në TKOB
“Arrëthyesi” është baleti i festave, i ëndrrës, i magjisë dhe i dashurisë që rivjen këtë fund vit në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Baleti emblematik i Krishtlindjes, me muzikën e pa përsëritshme të Tchaikovsky-t, sjell festën dhe atmosferën e ngrohtë në dhjetorin e ftohtë, si dhe përrallën me fund të lumtur,
Një përrallë me fund të lumtur vjen në jetë falë solistëve dhe trupës së baletit nën koreografinë e Edi Blloshmit, nxënësve të shkollës së baletit, korit femëror dhe korit të zërave të bardhë orkestrës simfonike të TKOBAP-së, nën dirigjimin magjik të Sergio Alapon dhe kostumografisë vezulluese të Edlira Qyshkës.
Dy të rinjtë hyjnë në Mbretërinë e Ëmbëlsirave, ku Zana i pret në Pallatin Mbretëror. Ajo i kërkon Arrëthyesit t’i tregojë të gjitha aventurat e tij dhe se si fitoi betejën kundër mbretit të minjve. Menjëherë pas kësaj, të gjithë oborrtarët performojnë në një sërë kërcimesh që përbëjnë diversitetin më të famshëm dhe më të njohur të muzikës së Çajkovskit dhe që e bëjnë baletin të famshëm, duke kulmuar në Valsin e mirënjohur të Luleve.
Baleti përfundon me valsin e famshëm të luleve dhe ëndrra mbaron: sapo zgjohet, ndërsa po nis dita, Klara mendon përsëri për ëndrrën e saj magjike, me Arrëthyesin e mbajtur fort në krahë.
Me një produksion të ri, shfaqja magjike do të shfaqet deri më 30 dhjetor në orën 19:00.
Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara