Arrihet marrëveshja PS-PD për administrimin zgjedhor, garantohet vota e emigrantëve
Anëtarët e Këshillit Politik kanë arritur të përmbyllin marrëveshjen e arritur më 5 maj pas disa orësh diskutime. PS dhe PD kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ndryshime ligjore të procesit të administrimit të zgjedhjeve, përfshirë dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ-së.
“Sot përfunduam punën dhe gjetëm dakordësi për të gjitha, që kishin mbetur pezull në mbledhjet e kaluara. E them pa droje që kemi plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës”, deklaroi Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes.
Ai sqaroi se, përzgjedhje e anëtarëve të KQZ-së do të bëhet përmes një komisioni të posaçëm, ku opozita jashtëparlamentare do të ketë përfaqësuesin e saj, që mund të bëjë përjashtime dhe përzgjedhje të kandidaturave para se t’i kalojnë Kuvendit për miratim.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se me marrëveshjen e sotme, Kodi i ri Zgjedhor që do të miratohet në Kuvend do të ofrojë garanci shtesë për zgjedhje të lira.
“U pranua formula për KQZ e propozuar nga opozita. Qeveria nuk do të ketë mundësi të prekë administrimin e zgjedhjeve. Me mbledhjen e sotme, Kodi Zgjedhor do të ketë garanci shtesë që vota e shqiptarëve të mos tjetërsohet”, tha Bylykbashi.
Kurse, Rudina Hajdari foli për votën e emigrantëve, që do të jetë e garantuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2021.
“Në këtë tryezë doli një lajm i mirë, për të zbatuar atë dëshirë të diasporës për të votuar në Shqipëri. Në mënyrë se si do zbatohet është akoma për t’u parë. Tani është përgjegjësia e qeverisë dhe janë shumë akte nënligjore për t’u bërë. Sot është miratuar në parim dhe është për t’u përshëndetur”, u shpreh deputetja Hajdari.
Këto ndryshime të Kodit Zgjedhor para miratimin në Kuvend do të kalojnë në Komisionin e Posaçëm të reformës zgjedhore, ku Rudina Hajdari paralajmëroi vendosjen e vetos së opozitës parlamentare në rast se nuk plotësohet kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush