Arsenali pëson humbjen e dytë, Manchester United ngjitet në vendin e tretë

5 Shkurt 2023 | 11:31

Everton i ka shkaktuar humbjen e dytë në këtë sezon skuadrës së Arsenalit, e cila pavarësisht disfatës qëndron në krye të tabelës së klasifikimit. Përballja e së shtunës në Godison Park u mbyll me fitoren minimale të vendasve, teksa mjaftoi goli i Tarkovskit. Me këtë fitore, Evertoni ngjitet në vendin e 18-të, me po aq pikë.

Humbje dhe për Liverpoolin e Jurgen Klop, i cili është në krizë, ku në 4 përballjet e fundit në Premier Leaguen angleze nuk ka asnjë fitore. Përballa Wolverhampton, të kuqtë u mposhtën me rezultatin 3-0, duke përkeqësuar edhe më tej vendin në tabelë.

Fitore regjistroi Manchester United, i cili tashmë ngjitet në vendin e tretë, pasi fitoi ndaj Kristal Palas 2-1. Leister po ashtu u rikthye tek fitorja pas një serie rezultatesh negative teksa fitoi ndaj Aston Vilës 2-4. Brentford po gëzon një formë shumë të mirë, ku në 5 sfidat e fundit regjistron 4 fitore dhe 1 barazim. Dicka e tillë ndodh dhe me Brightonin që fitoi minimalisht ndaj Bournemouthit, ndërkohë e vetmja përballje pa fitues ishte Newcastle-West Ham.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026