Lëvizjet në merkato| Bajern huazon Cancelon, Arsenal ‘rrëmben’ mesfushorin e Chelsea
Zhoao Kanselo është lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut. 28-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajneri Nagelsman deri në fund të sezonit aktual, teksa kontrata përfshin vetëm huazimin.
Gjithsesi, bavarezët kanë të drejtën të blejnë portugezin në merkaton verore, ndërsa sitizens kërkojnë plot 70 mln euro. Rikthimi i tik në skuadrën e Pep Guardiolës është i pamundur, për shkak të marrëdhënies mes dy palëve.
Në ditën e fundit të merkatos së janarit ka pasur edhe të tjera zhvillime, njëri prej tyre është kalimi i bujshëm i Zhorzhinjo nga Chelsea tek rivalët e përjetshëm të Arsenalit.
Mesfushori nuk po gjen shumë hapësira tek blutë të cilët vijojnë përforcimet dita ditës, kështu që është i gatshëm për aventurën tek Arsenali. Nga kjo lëvizje Chelsea përfiton plot 12 mln euro.
Gjendja jo e mirë e të cilën po kalon Milan, ka bërë që dhe kuqezinjtë të hyjnë në merkato, ndërsa mbetet vetëm pak orë kohë. Tentativat e fundit të milanezëve lidhen me portierin Sportielo dhe mesfushorin e Romës, Zaniolo.
Të dy lojtarët kërkojnë një eksperiencë të re, ndërsa mesfushori roman është i pakënaqur me trajneri Murinjo. Gjërat duket se vështirësohen më tepër për shkak se merkato është drejt orëve të fundit të saj, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë surprizë.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri