Drejtori i Al Nassr shpërthen ndaj Ronaldos: Pagova 200 mln, di të bëjë vetëm “Siu”
Aventura e Cristiano Ronaldo me skuadrën e Al Nassr po shkon jo në mënyrën e duhur, teksa tashmë kanë nisur dhe kritikat ndaj tij. Eleminimi nga superkupa e Arabisë Saudite bëri që Ronaldo të ishte në qendër të kritikave, madje duke përmendur këtu pagën e lartë të futbollistit 37-vjeçar.
I pari i cili doli kundra portugezit ishte trajneri i Al Nassër Rudi Garcia, i cili pohoi pas ndeshjes se faji për eleminimin ishte i numrit 7. Kjo për faktin se prej tij pritej më shumë, por ndërkohë ky i fundit nuk la gjurmë. Si të mos mjaftonte ajo kritikë e drejtpërdrejt, një tjetër person është shfaqur i pakënaqur ndaj Ronaldos. Bëhet fjalë për një nga pjesetaret e klubit saudit, i cili shfaqet i irrituar me atë çka ndodhi në superkupë.
Më tej, personazhi që ende emri i tij nuk është bërë publik ka imituar në mënyrë tallëse festimin e zakonshëm të yllit portugez. Ndër fjalët e tij ai pohon: Kam paguar 200 mln euro për Ronaldon dhe ai di të bëjë vetëm ‘Siu’. Sipas asaj çka raportojnë mediat arabe, trajneri Garcia ka shtuar më tej se Ronaldo nuk do të pensionohet tek Al Nassr, por ndoshta mund të rikthehet sërish ne Evropë.
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë