Arsenali shpreson në derbi, Chelsea në krizë të plotë
Premier League angleze zhvillon mbrëmjen e kësaj të marte derbin e Londrës, sfidë e cila pritet me shumë interes dhe premton të jetë spektakolare. Arsenali dhe Chelsea përballen në Emirates, në një sfidë vendimtare për fatin e të dyjave. Topçinjtë synojnë rikthimin sërish në krye të tabelës, ndërsa blutë e udhëhequr nga Frank Lampard duan të lënë pas krizën e rezultateve.
Mungesat vendimtare vështirëojnë disi punën e trajnerit Mikel Arteta, me Tomijasu, Saliba dhe Elneni të cilët nuk janë të disponueshëm. Në kampion blu raportohet për 6 lojtarë të dëmtuar, mes tyre dhe Maunt e Xhejms. Përballja e fundit mes tyre e luajtur më 6 nëntor të vitit të shkuar u mbyll me fitoren minimale të Arsenalit, ndërsa ka fituar 3 nga 5 përplasjet direkte.
Duke parë formën e secilës në kampionat, të besuarit e Artetës cilësohen favoritë për marrjen e 3 pikëve. Në javët e fundit Arsenali ka shfaqur dobësi, ku në 5 ndeshje ka vetëm një fitore, dhe 3 barazime, shumë pak për një skuadër që synon titullin kampion. Premier Liga angleze tani udhëhiqet nga Manchester City i cili e ka luksin për t’i shkuar deri në fund garës, ndërsa është gjithashtu në finale të kupës dhe pretendent për fitimin e Ligës së Kampionëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta