Art në rërë, mbahet në plazhin e Velipojës “Land & Sand Art Festival”
“Land & Sand Art Festival” po zhvillohet për herë të parë në Velipojë si një risi të artit në rërë .
Artistë nga vende të ndryshme të Evropës u bënë bashkë për të ndërtuar në bregdetin e Velipojës skulpturat e tyre prej rëre. Sanita ka udhëtuar nga Letonia për në Velipojë . Skulptura e saj prej rëre po merr formë.
“Më bënë një ftesë për të qenë këtu dhe e pranova me kënaqësi. Tek kjo skulpturë po mundohet të bëj katër fytyra bebesh. Ata janë kaq të mira dhe të ëmbla ndërsa gjendja e tyre emocionale ndryshon shumë shpejt , në një moment shumë të lumtura dhe pastaj të dëshpëruara. Këto momente do mundohem ti prezantoj në rënë,” – u shpreh ajo.
Ane Zlatova është nga Bullgaria. Në momentin e parë që ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në festivalin në Shqipëri, e vetmja gjë që e identifikonte me vendin tonë ishte shenjtorja “Nënë Tereza”.
“Zgjodha Nënë Terezën pasi ajo i donte shumë fëmijët dhe të varfrit. Dija shumë pak për vendin tuaj dhe hyra të lexoj. Historia jonë është e ngjashme,” – tha Zlatova.
Për organizatorët kjo nismë është risi dhe shumë e rëndësishme për promovimin e zonës dhe kthimin në traditë të përvitshme këtë festival në plazhin e Velipojës.
Ky festival do të mbyllet në datën 27 gusht ndërsa përgjatë këtyre ditëve objektet do të jenë të ekspozuara për vizitorët
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq